Interpelanca/ Opozita: Protestuesi u dhunua si afro-amerikani në SHBA! Lleshaj: RENEA te Teatri se kishte dyshime për eksploziv

4 Qershor 2020, 17:58

Deputetja opozitare Fatjona Dhimitri akuzoi policinë e shtetit për dhunë.  Dhimitri krahasoi protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd. Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se në momentin e ndërhyrjes në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar policia u thirr nga IMT dhe bashkia dhe iu përgjigj ashtu sikur ndodh edhe cdo herë tjetër.