Interpelancë me ministrin e Brendshëm, Salianji: OFL vendosi gjoba ndaj subjekteve kriminale! Vettingu në polici synonte të përfshinte efektivët në fushatën e PS

16 Qershor 2022, 11:08

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për OFL duke renditur një sërë pyetjesh për të. Salianji pretendon se OFL dhe vettingu në polici ishin dy nismat e qeverisë për t'i vënë gjoba subjekteve kriminale dhe për të përfshirë efektivët në fushatën e 25 prillit për Partinë Socialiste.