Intervista/ Benet Beci për Report Tv: Pse pranova ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar!

31 Mars 2021, 14:49

Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci në një intervistë për Report Tv ka rrëfyer ofertën e Kryeministrit Edi Rama për të kandiduar në Shkodër. Beci, që aktualisht është administrator i KESH, është shprehur se ishte momenti i duhur, ndërkohë që kthimi i vëmendjes ndaj veriut në mandatin 3 që socialistët synojnë, është garancia që ai ka marrë nga numri 1 i qeverisë.

Shkodra është qyteti i urave, i bashkimit dhe me një vizion të qartë për Shkodrën dhe investimet që do prekin këtë qark, Benet Beci kërkon votën e shkodranëve duke marrë mbi supe një përgjegjësi për katër vitet e ardhshme.