Intervista, e dyta në listën e PD në Shkodër, Emilia Koliqi për Report TV: Kandidimi ishte surprizë!

2 Prill 2021, 11:10

Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Emilia Koliqi renditet e dyta në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në këtë qark. Në një intervistë për Report Tv ajo tha se vendimi i kryesisë së PD-së, ka qenë surprizë edhe për të. Koliqi shprehet se fokusi do të jetë tek rimëkëmbja e ekonomisë, nëse zgjedhjet e fiton PD. Ndër të tjera hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, pasi sipas saj, ka ndjekur politika diskriminuese ndaj bashkisë së Shkodrës.

Koliqi ka rrëfyer për herë të parë ftesën për të qenë në listen e kandidatëve të demokratëve të Shkodrës. Ajo thotë se ky kandidim për të ishte surprizë.  Në intervistën për Report Tv ajo tregon me krenari edhe lidhjen me kardinalin e parë shqiptar, si mbesa e tij Mikel Koliqit.

    No videos found.