Intervista EKSKLUZIVE/ Flet për herë të parë në Shqipëri shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19 që mund të jetë gati në fund të vitit

5 Prill 2020, 19:03 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 19:44:04

TIRANË- Nëse pandemia e Koronavirusit do të vazhdojë, brenda fundit të këtij viti mund të realizohet vaksina që e lufton atë. Lajmin e mirë e jep prof. Andrea Gambotto në krye të ekipit kërkimor të Universitetit të mjekësisë së Pittsburg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët për herë të parë kanë krijuar një vaksinë kundër koronavirusit që rezultoi efikase te minjtë dhe që brenda dy muajsh mund të eksperimentohet te njeriu.