INTERVISTA/ Haxhi: Të rishikohen dhe ulen taksa e tatime,numri i të papunëve mund të arrijë 90 mijë

17 Prill 2020, 13:38

Ish zëvendësministri i Financave Elton Haxhi i shikon si të pamjaftueshme paketat e qeverisë. Sipas tij paketat duhet të ishin marrë që në fillim të pandemisë dhe janë në vlerë minimale. Sipas tij të dy paketat përbëjnë vetëm 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas tij numri i të papunëve thuhet se mund të arrij në 80-90 mijë , dhe dëmi financiar vetëm në tre muaj të jetë 35 miliardë lekë.Paketa e parë ishte e mangët pasi u mundua që të trajtojë ato shtresat më në nevojë të cilat dukshëm dihet se do të prekeshin nga masat e COVID-19. Pra një pjesë e madhe e të prekurve nuk u trajtua me parë ishte një numër 60 mijë të punësuar dhe të të vetëpunësuar dhe punonjës të papaguar të familjes, që u përfshinë në paketë e cila iu siguroi këtyre një pagë minimale për 3 muaj. Paketa e dytë është një shtrirje e zgjeruar e paketës së parë duke e rritur numrin e përfituesve por duke ulur shpërblimin që marrin përfituesit e paketës së dytë. Unë do të thosha që paketa e dytë është e vonuar, duhet të ishte njëkohësisht me paketën e parë, për të dhënë në një siguri edhe për bizneset edhe për punonjësit e tyre që do të kenë mbështetjen e nevojshme financiare. Pra vonesa e pagesës B bëri që shpërblimi i tyre të përgjysmohej pra nuk do të marrin më tre paga, por vetëm një pagë e gjysmë, si dhe shtoi pasigurinë gjatë gjithë kësaj periudhe që nuk u tha asgjë për ta por u tha se ka një paketë B por nuk u tha se çfarë kishte brenda. Për këto dy arsye mendoj që pati një vonesë që mund të ishte evidentuar dhe pati një trajtim të diferencuar, pra këta përfituesit e paketës B. Në gjykimin tim nuk ka ndonjë vështirësi më të madhe financiare tek ato 60 mijë të paketës së parë, nga 100 mijë të paktën tek ata punonjës të paketës së dytë që janë përsëri punonjës dhe të vetëpunësuar përsëri tek biznesi deri në 14 milionë lekë qarkullim.