Intervista / Rrëfimi i dramaturgut për Serafin Frankon, si ‘Felini i teatrit shqiptar’

20 Prill 2021, 21:30

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Frankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Franko ka qenë një artist i kalibrit evropian.

“E kam titulluar këtë monografi,‘Serafin Franko, Felini i teatrit shqiptar’ ,pasi kam dashur që unë të kuptoj, por edhe t’u bëj me dije lexuesve se kur përmendim Felinin, kemi parasysh një regjisor të një formati tjetër, që hap shtigje dhe rrugë të reja në kinemanë italiane. Mendoj se të njëjtën estetikë, duke e parë në një kontekst shqiptar aplikon Serafin Franko në teatrin e vet, në Tiranë, Shkup, Prishtinë edhe Podgoricë”, shprehet dramaturgu Stefan Çapaliku.

Fëmijëria e Frankos, formimi i tij, si student fillimisht në Pragë, e më pas në Tiranë, por dhe momentet më kulminante, si regjisor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, në 1967 me 265 vënie në skenë të “Fishekut në pajë” të dramaturgut Fadil Kraja, e më pas me të tjera pjesë që në thelb nuk kishin përmbajtjen ideologjike të kohës

“Teatri i Frankos ka një grafik të vetën, fazat fillestare, suksesin, pjekjen edhe finalen e vet. Kur flasim për të duhet të kemi parasysh veçanërisht vitet ‘70- ‘80 që ai arrin kulmet e veta, edhe jo rastësisht, por për shkak të formimit, moshës, informacionit të dendur estetik edhe të kontakteve që ka. Serafin Franko ishte studenti i parë i kursit të aktrimit në Shqipëri. Pavarësisht se i jepet mundësi që të studiojë në Pragë për Kinematografi, në kohën që në lulëzojnë figura të mëdha në fushën e regjisë së teatrit edhe të kinemasë Çeke në atë kohë, siç është Milosh Forman. Të gjitha këto backgraunde kulturore përgatisin një regjisor të një formati akademik, ai drejtoi një trup me dyzet e ca aktorë në një kohë që spektatorët e donin shumë teatrin. Të gjitha këto formojnë personalitetin artistik të Serafin Frankos”.

“Hetimi” i Piter Vajs, mizaskenimi i veprës sw Migjenit, “Makbethi” edhe shumw shfaqje tw tjera, do tw ishin disa nga arritjet e Frankos, si regjisor