Investigimi 1/ Një muaj pas marrjes së qeverisë Berisha privatizoi ish kompleksin Partizani duke shkelur ligjin

18 Shkurt 2021, 19:34 | Përditesimi i fundit: 2021-02-18 20:29:49

Privatizimi i Kompleksit sportiv Partizani nuk ka qene një operacion i shpejtë dhe i lehtë siç kishte planifikuar familja Berisha. Për ta realizuar atë, kryeministri u mor në të gjithë mandatin e tij të qeverisë së parë që filloi në shtatori 2005. Katër vjet, gjatë të cilave, ai përdori të gjitha levat e pushtetit të tij të pakufishëm, duke i vënë në dispozicion të dhëndrit të tij Jamarber Malltezi, i cili do të ishte një nga përfituesit kryesorë të privatizimit gjigant, 3 ministra të mbrojtjes (Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami), e gjithë ministria e ekonomisë e udhëhequr nga Genc Ruli, Ministri I Financave Ridvan Bode, drejtoria e përgjithshme e hipotekës, drejtorët lokalë dhe të përgjithshëm të Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, i gjithë këshilli i ministrave për të votuar të paktën tre VKM dhe nje akt normativ, disa gjeneralë dhe oficerë të lartë të forcave të armatosura dhe dhjetëra zyrtarë publikë, militantë partie, të cilëve Berisha u kishte deleguar postet kryesore të administratës së tij. Për të përfunduar procedurat, Sali Berisha jo vetëm që u përfshi personalisht duke nënshkruar disa dokumente, por gjithashtu përfshiu në një inspektim skandaloz zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, i cili sot shfaqet përkrah Lulzim Bashës si figura më e re dhe më pastër e partisë së tij.  Vetë Lulzim Basha dha kontributin e tij bujar në procedurë, dhe sapo u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dy vjet pas përfundimit të privatizimit të tokës prej 26,000 metrash katrorë të kompleksit Partizani, vuri vulën përfundimtare mbi affaire-n duke dhënë leje për të ndërtuar mbi ato toka nje seri kullasj prej 120.000 katrore, 35% e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha.

Lexoni te linku m% poshtë investigimin e plotë II nga Report Tv për privatiizmin e ish kompleksit Partizani

 

https://shqiptarja.com/lajm/neser-pjesa-ii-privatizimi-i-kompleksit-partizani-si-nisi-eliminimi-i-zyrtareve-qe-nuk-firmosen-ne-favor-te-jamarber-malltezit?fbclid=IwAR1S7s3gYj1EZxSPQQ6d6-mh50xtcqoh5hBP-IISNoCRL6C6OHFkZXbcgZw