Investigimi i Report Tv/ Në Shqipëri shitblerja e punimit të diplomës fenomen, blihet online deri në 40 mijë lekë! Pedagogu: 95% e studentëve me punime të blera! Studentja më solli punimin tim si temë diplome

15 Qershor 2022, 14:17

Deri në 40 mijë lekë mund të blini një temë diplome, duke lidhur kontakt shumë thjesht me faqe të shumta të hapura në internet që e ofrojnë këtë shërbim të paligjshëm. Report Tv arriti të flasë me disa prej personave që u marrin lekë studentëve përtacë, të kthyer tashmë në një fenomen. Në një rast, një studente ka dorëzuar punimin e pedagogut të saj