Investigimi nga Report Tv! Ja si piceria në Tiranë rrit çmimet dhe shkel orarin e mbylljes

25 Mars 2020, 19:15

Pavarësisht dorës së hekurt të qeverisë për zbatimin e masave kufizuese të aplikuara prej pandemisë së koronaviruesit, duket se ka ende disa të “shkathët” që po manovrojnë për të përfituar sa më shumë në këtë situatë.

Gjatë një investigimi nga ana e Report TV kemi konstatuar se një prej picerive të pakta që aktualisht po punojnë ne Tiranë ka rritur çmimet  si dhe shet produktin e saj pas orës 13:00 në dyqan dhe jo vetëm me 'deliveri', një shkelje tjetër kjo e masave kufizuese. Punonjësi i picerisë pohon rritjen e çmimit 100-200 lekë për picë, duke e justifikuar atë me blerjen e maskave e dezifektimin e ambientit.