Investimet/ Conte: Shqipëria të përmirësojë klimën e biznesit

15 Tetor 2019, 17:25

"Shqipëria të tregohet në lartësinë e duhur. Për Shqipërinë thelbësore do të jetë që të garantohet një përmirësim i klimës së biznesit dhe një administratë publike gjithnjë e më efikase dhe transparente që të ndërtohen ato institucione sa më të shëndetshme. Ne jemi të lumtur për bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në aspektin kulturor. Kam pasur rastin të njoh studentë shqiptarë dhe që janë shumë të përgjegjshëm. Edhe në sektorin kërkimor do të doja të forconim bashkëpunimin që të kthehen në Shqipëri ata studentë që kanë zgjedhur Italinë për të përfeksionuar njohuritë e tyre. Unë them gjithmonë që është vërtetë e bukur që të përjetosh një eksperiencë jashtë shtetit, por do të ishte shumë bukur që studentët të kthehen në tokën e tyre të origjinës" tha Conte.

  •