'Investimet e fundit nga të huajt para 8 vitesh', Basha: S'vijnë se këtu i thonë 'hajde se të rreh Rrumi'

6 Nëntor 2019, 19:18

Investimet e huaja, ka qenë një nga çështjet që Basha diskutoi me të rinjtë shkodranë, në takimin e tij në kuadër të "Rugëtimit për Shqipërinë". Kryedemokrati akuzon kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka larguar investitorët e huaj. Një nga arsyet, tha Basha, është se Rama është i lidhur me bandat dhe si shembull konkret Landi Muharremin, e njohur me nofkën "Rrumi" që rrahu investitorin libanez Fadi Mitri.

“Ne kemi një qeveri që zhgërryhet në drogë dhe krim, ndaj duhet ta ndryshojmë. Të huajt nuk vijnë të investojnë se këtu iu thonë: Hajde se të rreh Rrumi dhe të tjerët. Prandaj nuk vijnë. Investimet e huaja të vetme janë ato të ardhura para 8 vitesh”, tha Basha.

    No videos found.