Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ndryshimet që janë bërë sipas tij në shëndetësi. Kreu i qeverisë përmes pamjeve nga rikonstruksioni i një qendre shëndetësore në Lezhë kishte një mesazh për kritikët, që e akuzojnë për rrënimin e sistemit të shëndetësisë.
“Duke ju rrëfyer se kur thonë që shëndetësia ka shumë probleme, më duket gjëja më normale, po ama kur thonë që s’ka ndryshim e kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në balle, ju uroj një javë të mbarë” thotë Rama.