Investimet në ujësjellësin e ri të Fushë Krujës, Rama inspekton punimet: Do sigurojë 24 orë ujë

15 Shtator 2020, 17:12

Investimi që po bëhet në ujësjellësin e ri të Fushë Krujës do të garantojë ujë 24 orë për banorët e kësaj zone. Kryeministri Rama gjatë inspektimit , i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, tha se ky projekt tashmë ka nisur dhe do  i japin zgjidhje një problemi që është trashëguar me dekada.

Rama u shpreh se gjithashtu  të vendoset ligjshmëria në këtë sektor, me instalimin e ujë matësve për të gjithë abonentët.

“Rëndësi ka të mbarojë. Ujësjellësi i Krujës i hap rubinetet para vitit të ri, u desh kohë dhe durim është kantier më shumë nyjë. Përmes investimit që po realizojmë, do të garantohet 24 orë ujë i pijshëm për banorët e zonës së Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, si dhe do të vendoset ligjshmëria në këtë sektor me instalimin e ujë matëseve për të gjithë abonentët”, shprehet Rama.

Kryeministri theksoi se investimet po vijojnë në çdo cep të Shqipërisë për t’ju garantuar qytetarëve këtë shërbim thelbësor për cilësinë e jetës, duke e mbyllur këtë plagë dhjeta vjeçare të keqqeverisjes.

"Investimet bëjnë dallimin e qartë mes nesh e atyre që sot bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna”, shkruan Rama.