Investimi në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Berat, Rama: Vijon ndryshimi rrënjësor i kushteve

19 Dhjetor 2020, 19:43

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat mbi investimin që është bërë për rikonstruksionin e godinës. Ai ka publikuar pamje se si ka qenë kjo godinë më parë si dhe disa pamje të kantierit ku aktualisht po punohet.