Investimi në portin e Vlorës, Rama: T’i shërbejë turizmit dhe të integrohet me Lungomaren

11 Nëntor 2018, 15:00

VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar portin e Vlorës ku ka nisur investimi prej 15 milionë eurosh për ta kthyer në një port turistik mesdhetar.

Projekti është përshtatur në funksion të perspektives dhe profilit të ri të portit, atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve. Krahas këtij investimi të madh, në port është duke u realizuar edhe investimi për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, me vlerë afro 213 milionë lekë.

Gjatë vizitës së kryeministrit, drejtori i Portit të Vlorës Admir Malaj u shpreh se terminali i ri do të jetë gati për pasagjerët brenda dy muajsh, ndërsa për sa i përket zgjerimit të kalatave është mbyllur tashmë mbi 80% e punimeve.

Terminali i ri, me një vlerë prej 212 milionë lekë të reja, shtrihet në një sipërfaqe prej 2700 metrash katrorë. Terminali i vjetër ishte vetëm 383 metra katrorë dhe me pak ambiente shërbimi. Hyrja do jetë e gjitha me fasadë xhami termik. Do të ketë shtim të Postës së Policisë Kufitare, e cila do të ketë përpunim deri në 3 mijë pasagjerë. Ambientet janë shumë cilësore. Besoj vitin tjetër, për sezonin e ardhshëm, bashkë me projektin e ri për zgjerimin e kalateve do të bëjmë të mundur aksesimin e sa më shumë qytetarëve. Terminali mbaron për 2 muaj.

Admir Malaj, drejtori i Portit të Vlorës

    No videos found.