Investimi në Ujësjellësin e Bovillës, Veliaj: Do ta çojmë në 100% filtrimin e ujit në Tiranë!

16 Korrik 2020, 19:14 | Përditesimi i fundit: 2020-07-16 20:20:42

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbajti fjalën i pari duke theksuar se do të punohet për ta çuar filtrimin e ujit në Tiranë në 100%.

"Do ta çojmë në 100% filtrimin e ujit në Tiranë. E di që ka shumë veta që thonë se u rrit çmimi, por le ta çmitiozojmë, çmimi tani është 65 lekë. Duhet të bëjmë një punë kapilar, nëse nuk bëjmë dyfishimin e ritmit, për të ruajtur dhe rikuperuar humbjet nuk do t'ia dalim. Presim të fitojmë kampionatin tonë të tretë. Është hera e parë që kemi një shërbim 24 orë në 24 për klientin, është linçuar një numër zyrtar që regjistrohet çdo gjë. Do të ketë probleme me ata që tubat i kane që në kohën e xhaxhit",tha Veliaj.

Veliaj përmendi librin një shkrimtare angleze e cila pasi erdhi për herë të parë në Shqipëri u dashurua me vendin dhe vendosi të jetonte këtu. A i gjithashtu kujtoi pjesë nga fëmijëria, ku gjëja e parë që bënte kur shkonte në shtëpi ishte mbushja e ujit me kova.