Investimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe/ I hapet rruga transformimit të Portit të Durrësit, Balluku: Marina e jahteve e kthen zonën në qendër turistike

5 Dhjetor 2020, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2020-12-05 18:30:17

Pas nënshkrimit dhe miratimi në Kuvend të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe i hapet rruga tranformimit të Portit të Durrës, në të cilin pritet të realizohet një ndër investimet më të mëdha që do ta transformojë totalisht

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton sot se sipas masterplanit të hartuar nga Qeveria Shqiptare, porti i mallrave do të rialokohet në zonën e Porto Romanos, ndërkohë që porti aktual do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, i cili do t’a kthejë atë në një port turistik.