Të marrim eurokodet e ndërtimit, t'i japë shteti (jo me tender se fiton ai që njeh ministrin)"

2 Dhjetor 2019, 21:42 | Përditesimi i fundit: 2019-12-02 21:49:02

Fajtorët Dervishi i sheh tek individi, shteti dhe ndërtuesit dhe projektuesit. Të gjithë duhet të majnë barrën që u takon në këtë tragjedi që preku Shqipërinë me shembjen e dhjetëra banesave si pasojë e tërmetit. Megjithatë, sipas tij, për të gjetur zgjidhje duhet marrë praktika e gatshme nga të huajt. Ai dha rastin e Turqisë, ku tha se edhe në vendin tonë duhet ndaluar ndërtimet për dy vjet deri sa të ndryshohet legjislacioni dhe kushtet e ndërtimit.

"Në këtë tragjedi duhet bërë një bilanc, për të parë ku ishim. Duhet të marrim praktikat më të mira nga bota. Në momentin që ka rënë tërmeti në Turqi, pati 25 mijë të vdekur..Shteti turk morri vendim: Moratorium ndërtimesh për dy vjet. Derisa të ndryshoheshin kushtet teknike të ndërtimit dhe legjislacioni. Dhe tërmetet që ranë më vonë treguan që kishin të drejtë", tha ai, teksa shtoi se në Shqipëri normat e projektimit janë të vitit '89, me teknologjinë e asaj kohe.

"Ne duhet të marrim dhe të aprovojmë normat e reja të projektimit, sot projektohet me norma të projektuara në vitin 1989, me teknologjinë e asaj kohe, të gjitha normat flasin për objekte deri në 6 akte, pjesa tjetër duhet bërë me projektim. Evropa ka kodet e ndërtimit, të projektimit dhe të zbatimit. Ne nuk kemi buxhete të bëjmë kodet tona, por mjafton t'i adoptojmë ato. Të hartojë anekset nacionale. Këtë duhet ta bëjë shteti. Të marrë shkencëtarët dhe t'i paguajë, të marrë specialistët", u shpreh kontruktori teksa tha se kjo nuk duhet bërë me tenderë, pasi në kohën e qeverisë Berisha, dikush tha se njeh ministrin.."dhe akoma nuk është miratuar ai kod, me tender. Për mua nuk duhet të bëhet me tender, duhet ta bëjë shteti", tha ai.