Inxhinieri liston arsyet pse u shembën tre pallatet në Thumanë

4 Dhjetor 2019, 22:44

Inxhinieri Dhimitër Papa në studion e Report Tv ka listuar një sërë arsyes se përse 3 pallatet në Thumanë, të cilët morën dhjetëra jetë njerëzish ka qenë pikërisht ndërtimi pa cilësi. Në emisionin "Repolitix", Papa tha se pallatet nuk kanë pasur brezat sizmik, cilësia e tullës ka qenë shumë e keqe madje edhe çatia është vendosur me vinç dhe jo e ndërtuar me një lidhje të fortë. Ai thekson çatia ka qenë aq e amortizuar saqë me kohën do të kishte rënë, edhe sikur të mos binte tërmet.

"Dëmet kryesore ishin element sekondarë, në muret ndarëse të brendshme ose ndarëse, në suvatime. Në shumë raste janë shkelur kushtet teknike të zbatimit, brezat sizmik. Tulla, material i thyeshëm. Në rast se blenë 5 paleta, një e ke të thyer se janë si xham. Shumica e ndërtesave që kishin me muret, kishin problemin që suvaja me llaçin ishte shumë e keqe. Në Thumanë, lidhja inekzistente e llacit dhe tullës, e dyta kishte soleta të parapërgatitura dhe më pas viheshim me vinç. Një pjesë e tyre mbetën të varura, një pjesë e tyre ranë apo ishin shumë të ndryshkura. Me kalimin e kohës mund të binim edhe vetë pa pasur nevojë për një tërmet", tha Papa.