Inxhinieri në Report Tv: Godinat e shembura në Durrës të ndërtuara nga 2000-2010, IKMT-ja duhet të jetë polici

30 Nëntor 2019, 17:42

Arben Meçe, inxhinier tek Instituti i Ndërtimit në ftuar në Report Tv u shpreh se nga konstatimi që ka bërë në Durrës në ditët e fundit pas tërmetit ka rezultuar se dëmet më të shumta i kanë pësuar godinat që janë ndërtuar në periudhën nga viti 2000-2010. Ai theksoi se IKMT, Instituti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është polici për cdo ndërtim që mund të bëhet.

"Problemi që kanë shqiptarët është besueshmëria dhe siguria. Unë sot kam qenë në Durrës dhe qytetarët pyesnin pse ky ka rënë dhe ai objekt nuk ka rënë. Të gjitha objektet që ishin brenda kushteve teknike nuk kanë pësuar dëmtime, këtu futeshin ata para 1995. Nga themelet me blinda dhe trarë ka kaluar te ai me pllaka dhe bërthamë. Topologjia e vetme që është dëmtuar është ajo që ka një periudhë nga 2000-2010 me themele betoni, themele tra dhe pa bërthamë. Këtu ka shkelje të kushteve teknike. Këto ndërtime që po bëhen tani janë me pllakë dhe beton dhe nuk ka tërmet që i rrëzon.

Në 2006 kam qenë drejtori i emëruar i Instituti i Teknologjisë. Kam gjetur një departament. Janë bërë mbledhje me inxhinierët më të mirë projektues që kishte Tirana dhe arritëm në një konkluzion: Do të përdorim vetëm dy metoda testimi. Janë programe ndërkombëtare ku modeli i ndërtesës futet në model elektronik. Jepen koordinatat e çdo pike, jepen përmasat e gjithë strukturës, jepen lloji i betonit, hekurit që është projektuar, jepet armimi, dhe gjithë ky model, që është projekti i dixhilaizuar ngarkohet në format nga më të ndryshmet, dhe skemat e kombinacioneve janë standardeve. Dhe vendoset në pozicionet më të disfavorshme në objekt dhe bëhet goditja, në aksilograma, në mënyrën si vepron tërmeti, dhe në përfundim shihet si reagojnë lidhja mes soletës kolonës dhe traut e kolonës. Këto janë pikat që shkatërrojnë objektin.

Supervizori mban përgjegjësi për cdo cilësi materiale të vendosur në godinë. Hekuri në Shqipëri ka patentë dhe garancinë e jep patenta nga vjen. Por deri më sot nuk kam konstatuar probleme te hekuri, te betoni po. Unë kam shkatërruar një kat të tërë, se betoni i hedhur me betoniere ishte i skaduar. IKMT është polici për cdo ndërtim në Shqipëri. Ne po shohim vetëm pjesën e dhunës, të fadromave, por në botë është institucion shkencor. Ne sot eurokodin e kemi të viteve '80. IKMT është institucion që mbulon cdo gjë, por në kushtet e sotme, vete e kontrollon supervizorët".

Deputeti Artur Roshi, ish-drejtues i Institutit të Ndërtimit tha se oponencën për cdo ndërtim duhet ta bëjë Instituti i Ndërtimit. "Oponencë e projekteve e bën Instituti i Ndërtimit, ka një drejtori të posaçme. Zogu i Zi nëse e mbani mend është prishur se nuk ka pasur oponencë. Nismë ligjore ne duhet të përputhim kushtet teknike të projektimit mbi rregullat e eurokodeve duhet të ndërtojmë eurokodin e përshtatur për vendin tonë".