Inxhinieri në Report Tv: Muret e kompleksit 15 katësh që rrezikon shembjen në Durrës jashtë çdo kriteri! Pa asnjë brez antisizmik

28 Nëntor 2019, 16:53

Inxhinieri Artur Roshi ka folur në studion e Report Tv për gjendjen e kompleksit 15 katësh në Durrës. Ai tha se muret janë ndërtuar shumë keq dhe jashtë çdo lloj kriterit dhe nuk kanë asnjë brez anti sizmik.

"Muret janë bërë shumë keq, kolonat janë korrekt. Muret janë jashtë çdo lloj kriteri. Janë të pabanueshme. Atje nuk ka as brez antisizmik. Pjesën e kolonës nuk ka", tha Roshi.