Inxhinierja në Report Tv: Ekspertizë edhe objekteve që janë në fazën e parë të ndërtimit! Këtu ka ekspertë, të mos dëgjohet vetëm fjala e të huajve

2 Dhjetor, 22:47

TIRANË- Inxhinierja Mimoza Hysaj ka vënë theksin se kjo situatë pas tërmetit, për të cilin e krahason me një pamje nga lufta, duhet të shërbejnë për të marrë mësime të rëndësishme.

E ftuar në studion e Report Tv, në emision '5 pyetjet nga Babaramo' , Hysaj tha se duhet t'i bëhet ekspertiza edhe objekteve të reja që po ndërtohen, jo vetëm atyre që tashmë kanë marrë dëmtime si pasojë e tërmetit, për të shmangur pasojat tragjike. Ajo vuri theksin se në dokumente janë projekte perfekte, por në zbatim "çalojnë".

Duke u ndalur tek ardhja e ekspertëve të huaj për inspektin, Hysaj tha se duhet t'i vlerësojmë për ekpreriencën që sjellin dhe sigurinë, por pa harruar që edhe Shqipëria ka ekspertë.

"Fakt i pakundërshtueshëm, tregon cilësinë e objekteve, e cila nuk ka qenë e duhura. Zona e plazhit është bërë sikur të jetë luftë, tek Këneta dhe hyrja e Durrësit. Nga ana tjetër është një projekt që bëhet nga arktiekti, por duhet të përcaktohet tabani ku duhet të ndërtohet themeli. Këto duhet t'i kontrollojnë zyra e urbanistikës. Ka inxhinier të licensuar. Ndërtuesi thotë ku ka tokë, ndërtohet, por në këto kushte që të ndërtosh kudo ka kosto. Cilësia e projektit nuk duhet t'i lërë vend zbatuesit që ta ndryshojë. (...)

Ne jemi prapë të rrezikuar dhe për objektet që janë në fazat e ndërtimit, jo vetëm ato që janë shembur sot. Ne i dëgjojmë më shumë kur vijnë ekspertë të huaj, por as këtu nuk mungojnë. Po të shohësh në plazh, ideja është që trarët,themelet, nuk mund të jetë e banueshme. Edhe pse ha diskutim. Thonë që muratura nuk ka probleme, ama muratura ka bërë viktima. Muraturat nuk kanë lidhjen e duhur, në fasadë, por edhe në brendësi të objektit. Edhe t'i riparojnë firmat vetë, është e gabuar. Se ato e bënë gabimin", tha Hysaj.

B.K./Shqiptarja.com

Kategori të tjera