Ipeshkvi në Lezhë bekon qytetin dhe lutet: O Zot, ti je i mëshirshëm...na largo sa më shpejt koronavirusin

19 Prill 2020, 14:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 15:07:07

Nga oborri i katedrales së “Shën Nikollit” në Lezhë, ipeshkvi Otavio Vitale bekoi këtë të dielë qytetin dhe vendin, duke u lutur për tejakalimin sa më parë të situatës se jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi i ri.

"O zot Jesus. Ti je i mëshirshëm. Po të kërkojmë për të na drejtuar neve, të gjithve që banojmë në Lezhë. Të gjithë në që jemi këtu në Shqipëri. Na beko ne dhe në mbarë botën dhe na largo sa më shpejt koronbavirusin. Ne për Krishtin, Zotin tonë, amin,"- us shpreh ipeshkvi Otavio Vitale