Irak, Trump kërcënon Iranin, Khamenei përgjigjet: Edhe ne do t'ju godasim

1 Janar 2020, 15:11

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei i është përgjigjur në Twitter akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfshirjen e Iranit në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

"Nëse dikush na kërcënon ne do të përballemi me të dhe do ta godasim”, - ka shkruar Khamenei

Kërcënimi i Khamenei vjen si përgjigje ndaj asaj të Trump i cili kishte postuar në Twitter: Irani do të mbajë plotësisht përgjegjësi për jetën e humburapo dëmtimet e pësuara në ndonjë nga objektet tona”.

Të premten mbrëma, një sulm raketor në bazën amerikane në Kirk në Irak vrau një kontraktues amerikan. Në shenjë hakmarrjeje, aeroplanët amerikanë bombarduan bazat e brigadave të Hezbollahut të dielën në mbrëmje, një fraksion pro-iranian në Irak i akuzuar si përgjegjës për sulmin, duke vrarë të paktën 25 luftëtarë dhe duke ngjallur zemërim të përgjithshëm.

Dje, procesi i varrimit të 25 të vdekurve derivoj në një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

Aktualisht, rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë vendosur në Irak. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë një tjetër njësi me 750 ushtarë.