Irak, trupat iraniane dhe Shtetet e Bashkuara operacione kundër ISIS

22 Korrik 2019, 11:43

Tensionet në Gjirin nuk e pengojnë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë Irakun të asgjesojnë atë që ka mbetur nga ISIS në disa zona në veri të Bagdadit.

Divizioni i Ndërhyrjes së Shpejtë të Ushtrisë irakene ka bërë arrestime të shumta në ditën e dytë të operacionit "Will to Victory" i cili pritet të shtrihet në kufirin me Sirinë në javët e ardhshme.

Operacioni mbështetet nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por në terren, përveç trupave irakiane, operojnë gjithashtu forca të mobilizimit popullorë, të mbështetura nga Irani.

Ndonëse Iraku shpalli fitore kundër ISIS në muajin korrik të vitit 2017, ekstremistët kanë arritur të mbijetojnë dhe kanë vazhduar kë kryejnë sulme të ndryshme në vend.