Iran, varrimi i gjeneral Soleimanit, 30 viktima të shtypur nga turma

7 Janar 2020, 11:49

Të paktën 30 njerëz kanë vdekur të shtypur nga turma gjatë varrimit të gjeneralit Qassam Soleimani, trupi i të cilit mbërriti rreth orës tetë të mëngjesit në qytetin Kerman në Iranin jugperëndimor.

Banorët e qytetit mbërritën masivisht në qendër të vendlindjes së gjeneral Soleimanit, ku ishte caktuar varrimi.

Gjatë ceremonisë janë plagosur aksidentalisht edhe 40 persona të tjerë.

Qasem Soleimani është vendosur të pushojë në qytetin e tij të lindjes i përcjellë nga miliona mbështetës të tij.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se i kanë mohuar vizën e hurjes Ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif i cili planifikonte vizitë zyrtare në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.