Irani shkel marrëveshjen bërthamore dhe kërcënon BE-në, " keni dy muaj afat"

8 Korrik 2019, 12:49

Irani ka ndërmarrë një tjetër hap drejt largimit nga pakti për programin bërthamor ndërsa Europa e ka akuzuar për "shkelje".

Ndërsa Teherani, nëpërmjet fjalimit të Presidentit Hassan Rohani më 8 maj, synoi të “rrëmbente” prej europianëve një angazhim më të madh prej tyre kundër sanksioneve të imponuara nga Donald Trump, duket se efekti ka qënë i kundërt.

Kapërcimi nga ana e Teheranit i pragut të lejuar të pasurimit të uraniumit, ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015,  kanë shprehur qartazi shqetësimin e tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja Merkel, e quajtën vendimin e Iranit si “Akt i rëndë” ndërsa lideri izraelit Netanjahu bëri thirrje për sanksione të reja nga ana e BE.

Zëvendësministri i Jashtëm Iranian Abbas Araqchi akuzoi Europën se nuk ka "mbajtur angazhimet e veta". Rohani u kërkoi europianëve të veprojnë si Kina, Turqia dhe pjesërisht India, të cilat kanë sfiduar sanksionet e SHBA, në të kundërt, Teherani do të prishë marrveshjet tregëtare me këto vende. “Keni edhe dy muaj kohë”- kërcënoi Araqchi.

Të shtunën në mbrëmje Rohani pati një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Macron. Ata ranë dakord të rifillojnë negociatat me shpresën se edhe amerikanët do të jenë të gatshëm.