Irini Qirjako shpërthen karantinën me këngën çame, interpreton “Vasilikonë”

26 Prill 2020, 13:54

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako përshëndet nga karantina të gjithë të izoluarit në shtëpitë e tyre për shkak të Covid 19. Këngëtarja në një mesazh për Report TV iu bënë thirrje të gjithëve të kenë kurajë e të durojnë sa të kalojë kjo situatë, sepse përpara çdo fatkeqësie, shëndeti i njerëzve ka  më shumë rëndësi, shprehet Qirjako. Këngëtarja zgjedh këngën çame, me dëshirën e bukur për të  përshëndetur shqiptarët në të gjitha trevat që ata jetojnë.