Irlandë, pas një viti stuhia ‘Dennis’ nxjerrë në breg ‘anijen fantazmë’

18 Shkurt, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2020-02-18 10:11:54

Një "anije fantazmë" u përplas në brigjet e Irlandës pasi udhëtoi e vetme nëpër Oqeanin Atlantik për më shumë se një vit.

Odisea e anijes, e braktisur nga ekuipazhi në Bermuda, e çoi atë nga kontinenti Amerikan në Afrikë dhe Europë.

E tërhequr nga rrymat e Atlantikut, ajo u përball me dallgë dhe stuhi deri sa u përplas në Irlandë.

Anija e madhe po qëndron tani në bregdetin shkëmbor të Cork, një fshat peshkimi buzë detit kelt.

Anija "Mv Alta" ishte ndërtuar në vitin 1976 dhe kishte hyrë në shërbim në Tanzani, përpara se të ndryshonte pronësinë në vitin 2017.

Në shtator 2018,-  raporton The Guardian, anija tregtare e gjatë 77 metra ishte nisur nga Greqia për në Haiti, në Detin e Karaibeve, por diçka nuk shkoi mirë kur ajo gjendej rreth 2,220 kilometra në juglindje të Bermudës.

Dëmi nuk u riparua në bord dhe dhjetë anëtarët e ekuipazhit u detyruan ta braktisin atë në fatin e saj.

Ndërsa marinarët u shpëtuan nga rojet bregdetare amerikane dhe u dërguan në Porto Riko, që nga ai moment nisi dhe udhëtimi i vetmuar përtej Oqeanit Atlantik për anijen e madhe tregtare e cila tani ndodhet në brigjet e Irlandës.

77 metra e gjatë, anija tregtare me vela ishte nisur në muajin shtator 2018 nga Greqia me destinacion Haitin. Por diçka nuk shkoi mirë. Ekuipazhi, i shpëtuar nga rojet bregdetare amerikane, u detyrua ta braktisë atë pranë Bermudës. Që atëherë anija udhëtoi e vetme e drejtuar nga rrymat e Atlantikut.

Një "anije fantazmë" u përplas në brigjet e Irlandës pasi udhëtoi e vetme nëpër Oqeanin Atlantik për më shumë se një vit.

Kategori të tjera