Ironia e pensionistit: Nuk e dua shtesën 2 mije lekë, ta marri Parlamenti për letër higjenike

10 Prill 2020, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2020-04-10 10:14:38

“Kam vërejtje për Kryeministrin dhe Parlamentin sa i përket pensionistëve. Kam 15 ditë që bashkë me shokët këtu në Bathore rri në “arrest shtëpie” dhe nuk kemi ujë të pijshëm” .Një pensionist duke telefonuar në programin “Shtypi i Ditës dhe ju në “Report Tv bën edhe ironi me rritjen e pensioneve duke thënë:” I drejtohem parlamentin që nuk kemi nevojë për rritjen prej 2 mijë lekësh të pensionit t’i marrin dhe t’i përdorin për letra higjenike. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë”.