Ironia e Ramës me opozitën: Dihet raporti i Bashës me aritmetikën, Monika numëron shumë mirë...

10 Korrik 2020, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2020-07-10 16:24:26

Gjatë konferencës, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batuta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi. "E para, dihet raporti i Bashës me aritmetikën, nuk them të njëjtën gjë për Monikën. Monika numëron shumë mirë dhe shumëzon shumë mirë. Luli ka probleme. Edhe po ti hymë aritmetikës nuk më rezulton mua që 75 dhe 6 bëjnë 84. Në aritmetikën e Lulit po. Por e kam thënë përpara kjo nuk është çështje aritmetike, por është  çështje e një procesi ku duhet të formësojmë vendimmarrjen tonë".