Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në plazhin e Lalzit në Durrës ku përshëndeti punën e fushatës “Smile Albania” për pastrimin e plazheve si dhe tregoi ndryshimet në aspektin e turizmit nga vitet e kaluara.“Tani turistët thonë: Shqipëria një vend shumë i bukur, me shërbim të mirë dhe çmime të lira. Kurse vetë ne shqiptarët themi: Shqipëria vend i shëmtuar, me çmime të larta dhe ata që shërbejnë janë për t’u vrarë. O turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri, ose gënjejnë se s’ka mundësi tjetër”.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se turistët e huaj janë të kënaqur me pushimet në Shqipëri. “Çfarë ndodh me këta: A mos i ka droguar qeveria të gjithë që flasin mirë?”,- tha Rama në Lalëz.