IRONIA e shkodranit për cilësinë e NDËRTIMEVE: T’i biesh MURIT me kokë del në dhomën tjetër

23 Gusht 2020, 11:02 | Përditesimi i fundit: 2020-08-23 11:10:44

A ka ecur me ritmet e duhura proçesi i rindërtimit? Kjo ishte tema që u diskutua mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një qytetar nga Shkodra duke komentuar situatën foli për një shqetësim të madh sipas tij , për cilësinë e ndërtimeve që është shumë e dobët. Madje zotëria bëri ironi duke thënë: Po t’i biesh murit me kokë del direkt në dhomën tjetër.