Ironia e të moshuarës në pritje tek Bashkia e Durrësit: Pres te martohem!

1 Dhjetor 2019, 20:47 | Përditesimi i fundit: 2019-12-01 20:53:21

Një e moshuar nga Durrësi, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti, është lodhur duke pritur për ndihma në një qendër shpërndarje.

Teksa një prej gazetarëve të Report Tv po raportonte nga qyteti bregdetar, mbi situatën e krijuar nga dëmtimi i banesave, ai i drejtohet zonjës për ta pyetur për hallin e saj

E moshuara me ironi i thotë se ‘po pret të martohet’, por në fakt kishte mbi pesë orë që priste për zgjidhje.

Gazetari: Nëne, ça po bën këtu?

E moshuara: Pres të martohem

Gazetari: Ju është shembur banesa

E moshuara: Po, mi kanë vënë shirit. Po pres që në orën 10 për ndihmë. Edhe thonë është dëmtuar banesa edhe nuk veprojnë.

Tërmeti që goditi Shqipërinë të martën shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Shumë banesa janë shpallur të pabanueshme pas verifikimeve dhe mijëra banorë kanë mbetur pa