Irritimi i telefonuesit: S’mund t’i nxjerrin syrin policit, janë vrarë edhe me duar në xhepa

10 Dhjetor 2020, 10:08

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një qytetar që i revoltuar foli për ngjarjet e djeshme në protestën për vrasjen e të riut nga policia. Zotëria tha se është dakord me protestat por jo deri në atë pikë që t’i nxjerrin syrin efektivëve të policisë. Ai e mbylli duke thënë se në Bulevard janë vrarë edhe njerëz që ishin me duar në xhepa.