Ish deputeti i PD, Tritan Shehu: Nuk zbuluam 'pacientin zero' por rastin e parë! Duhet të përgatitemi për rastin më të keq

9 Mars 2020, 22:49

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu tha se qeveria duhet të përgatitet për rastin më të keq  dhe sipas tij kjo nuk thuhet për të përhapur panik. I ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' , Shehu tha se masat e marra sot nga qeveria janë një amulli e plotë, pasi i mungojnë kolonat strategjike. Sipas Shehut duhet transparencë e plotë dhe një strategji realiste në lidhje me masat dhe atë që kërkon të arrish, por që ish deputeti shprehet se një gjë e  tillë mungon dhe qeveria është në konfuzion të plotë.