Ish- kapiteni i Marinës Ushtarake humbi betejën me COVID-1-/ Kolegu: Ishte njeri i rrallë

22 Prill 2020, 14:31

Shefqet Kërcelli, mik Çapajev File i cili ndërroi jetë nga COVID-19, është ndalur të flasë gjatë për vlerat e 71-vjeçarit, si një ish- kapiten, por edhe si njeri. Duke folur me superlativa për të. Shefqet Kërcelli, punonjës i Marinës Ushtarake në Durrës e përshkruan Filen si një njeri i rrallë, shumë punëtor teksa ka zbuluar edhe momentin se di e mësoi lajmin e trishtë.

"Lajmin e mora nga familjarët. Ka emër në flotën tonë, si intelektual, si studiues, ka lënë gjurmë në historinë e flotës gjatë karrierës së tij që nga viti 70. Unë në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes, nuk e prisnin një vdekje të parakohshme se ka qenë mirë me shëndet, prisnin të vazhdonte punën e tij krijuese në flotë. Ai vuante nga tensioni, ne mendonim se në përgjithësi shëndeti i tij ka qenë i mirë. Dua të sjell vlera të atij njeriu, për opinionin shqiptar, vlerat e vërteta të kapitenit që u nda nga jeta. Nuk di nga e ka marrë virusin kapitenin.