Ish-ministri Angjeli: Propozimet e PD-së për PPP-të janë kontradiktore

10 Prill 2020, 09:04 | Përditesimi i fundit: 2020-04-10 09:37:32

Ish ministri i Financeve, Anastas Angjeli në një intervistë me Skype për emisionin Repolitix në Report Tv, u shpreh se qeveria në përgjithesi ka qënë reflekuese, 5 konçensionet e para janë anuluar dhe fondet janë vënë në dizpozicion të masave për të ndihmuar sektorin e shëndetësis dhe kryesisht pensionistët, pagat e biznesit të vogel, apo emergjencat në ministrin e mbrojtjes. Për sa i përket anullimit të disa projektev të PPP-ve eshtë kontradiktore, pasi në një krahë themi të financojmë ekonomin që kriza ekonomike të mos zgjatet, dhe këto PPP janë kryesisht në infrastrukturë dhe kjo mbështetje është zhvillim ekonomik. Nga ana tjetër, na duhen para për të përballuar ato element të tjerë siç është shëndetësia, dhe nëse pandemia zgjatet, atëhere do të na duhen fonde.