Ish Miss Irani e bllokuar në aeroportin e Manila prej dy javësh: Në Teheran do të më vrasin

29 Tetor 2019, 16:08

Bahareh Zare Bahari qëndron e mbyllur prej dy javësh në Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila që nga mbërritja nga Dubai. Ajo thotë se do të vritet nëse e detyrojnë të kthehet në Teheran, dhe ka kërkuar azil politik në Filipine.

Një konkurrente në konkursin e fundit Miss Intercontinental në Manila, Bahareh Zare Bahari pretendon se kërkohet nga qeveria iraniane për shkak të qëndrimit të saj antiqeveritar. Në një njoftim për shtyp javën e kaluar, departamenti i emigracionit në Filipine tha se agjensia ndërkombëtare e policisë Interpol kishte lëshuar ​​një kërkesë në mbarë botën për ta arrestuar atë.

"Jam vërtet e lodhur”, tha ajo, duke shtuar se pasiguria për jetën po e konsumon.

Bahari thotë se ajo ështe në shënjestër të regjimit për shkak të aktivizmit të saj shoqëror në Iran: vajzat duhet të mësojnë se "ato nuk janë gjëra, nuk janë lodra, ato janë qenie njerëzore dhe kanë të njëjtat të drejta si burrat", - thotë Bahari.

Bahari u transferua në Filipine rreth pesë vjet më parë për të studiuar stomatologji dhe që prej asaj kohe ka marrë një vizë studentore e cila rinovohet çdo vit. Ajo tha se viza e saj ekzistuese është e vlefshme deri në janar të vitit 2020.