“Isha shtruar tek COVID3, ja çfarë më ndodhi në spital. Tani po pi raki, gëzuar…!”

17 Janar 2021, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2021-01-17 12:24:13

Një prej telefonuesve në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dëshmoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe më pas u shtrua për trajtim spitalor në COVID3. Ai u shpreh i kënaqur për shërbimin nga ana e mjekëve dhe infermierëve e ndërsa mohoi të kishte paguar, duke dënuar rastin e saniteres Alldervishi. Tani po pi raki, tha 77 vjecari duke dëshmuar se tani gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e mirë në sajë të mjekimit në spital.