Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, pushteti vendor ka nisur shpërndarjen e ndihmave me ushqime për familjet në nevojë, por edhe për ata që ende po qëndrojnë në çadra si pasojë e prekjes nga tërmeti i 26 nëntorit. Përfaqësuesit e bashkive u kanë dorëzuar paketat ushqimore të moshuarve.
Një video e publikuar nga kryeministri Edi Rama shfaq ndihmat që po jepen në të gjithë Shqipërinë, ku nuk mund të mos bien në sy emocionet dhe përlotjet që përjetojnë të moshuarit e vetmuar kur dikush kujtohet për ta. "Ishalla na e largon zoti", thonë kur u flitet për masat që duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që po rrezikon gjithë shoqëritë. Ndërkohë një tjetër i moshuar në qytetin e Lezhës kur merr porositë për të mos dalë nga shtëpia dhe të bëjë kujdes, përgjigjet me batutë: Unë nuk dal po tha kryeministriTi nuk do jesh kurrë vetëm. Informacion nga operacioni humanitar qe do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës. Nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur, por numri i dyerve është shumëfish më i lartë se sa numri i njerëzve që po kryejnë operacionin! Prandaj ju lutem të bëjnë durim të gjithë atyre më në nevojë, sepse do të vijmë tek të gjithë ju", shkruan Rama teksa shpërndan videon.