Ish-boksieri 66-vjeçar nga Fieri kërkon t'i rikthehet ringut: Më gjeni kundërshtar, vë bast që e mund

28 Janar, 13:23

Luan Lamaj është një ish-boksier që pasioni nuk e lë të pushoj as në moshën 66-vjeçare. Atë e gjen çdo ditë në palestrën e klubit të Apolonisë, ku së bashku me disa trajnerë të tjerë stërvisin brezat e rinj. Ëndrra e Lamajt është të nxjerrë kampionë të mëdhenj, diçka e cila i ka mbetur peng nga karriera e tij, e kushtëzuar nga periudha e diktaturës. Për Report Tv ai tregon se mosha nuk e pengon që të vijë çdo ditë në palestër, ndërsa ka edhe disa fjalë për ata të cilët e paragjykojnë këtë sport.

Luan Ramaj: “Unë vij që të jam ndihmesën time te brezi I ri, që djemtë të bëhen boksierë. Ky sport është që të kalit burrninë, karakterin, të disiplinon dhe të bën njeri. Nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit se boksi, kickboksi dhe MMA janë të dhunshëm.”

Marsel Dhimaj është një nga bashkpuntorët e Lamajt. Ai thotë se eksperienca e ish-boksierit është thelbësore për të përgatitur boksierët e talentuar.

Marsel Dhimaj: “Eksperienca e tij për palestrën tonë ka qenë mjaft e dobishme pasi në fazën përgatitore Luani ka ardhur dhe ka ndihmuar që djemtë tonë të përgatiten në mënyrën më dinjitoze në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Elvis Llanaj, një boksier i ri që numëron shumë fitore deri më tani, të gjithë meritat ia dedikon Lamajt.

Elvis Llanaj: “Fitoret më të mira ia dedikoj profesorit Luan Lamaj, i cili ka një eskperiencë shumë të madhe. Ai jep më të mirën për ne çdo ditë duke na mësuar teknika dhe leksione.”

Në fund vetë Luani thotë se ndien shumë emocion kur shikon të rinjtë teksa ndeshen. Ai madje fton trajnerët që t’i gjejnë një kundërshtar, për të cilin ai është gati të vendosë bastë se mund ta mundë.

Luan Ramaj: “Ndiej shumë emocione dhe më duket vetja sikru do të dal në ring në këtë moshë. Madje sfidoj trajnerët që të organizojnë një ndeshje për mua. Pranoj nga mosha 45-66 vjeç. Fitoj unë dhe për këtë hedh bast.”

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha