Ish-deputeti i LSI: Kriza në 'Kushtetuese' mund të detyrojë presidentin të japë dorëheqjen

19 Nëntor 2019, 21:59

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ka deklaruar se sot presidenti i vendit është në kushtet e opozitës para djegies së mandateve, pasi sot posti i presidentit është i pavlefshëm.

"Opozita la mandatet sepse nuk kishin asnjë vlerë.  Nuk tolerohet më. Ky moment mund të detyrojë edhe presidentin që të japë dorëheqjen. Edhe nëse nuk krijohet një gjykatë do të thotë se nuk ekziston. Presidenti nuk mund të kthejë një vendim në parlament. Presidenti është në pozicionin si ishim ne kur lamë mandatet. Posti i presidentit në këto kushte është i pavlefshëm. Unë do e mbështesja nëse ai arrin të ndalojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese", tha Spahiu.

  •