Ish-deputeti i LSI: Pas përfundimit të Reformës Zgjedhore shkojmë në zgjedhje të parakohshme

19 Nëntor 2019, 22:30

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu është shprehur se me të mbaruar Reforma Zgjedhore, do shkohet në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë një kusht të BE-së. Spahiu tha se LSI do të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, ndryshe nga PD.

"Me të mbaruar Reforma Zgjedhore, ne shkojmë në zgjedhje. I qëndroj deklaratës së Kryemadhit e cila është shprehur se ne shkojmë në zgjedhje në momentin e parë. Nuk janë mbyllur sot propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore", u shpreh Spahiu.