Ish-deputeti i PD-së për Report Tv: Për Shkodrën duhet komisar emergjence i pavarur, Rama na la qëllimisht në harresë

10 Prill 2020, 21:02

TIRANE-Ish-deputeti i PD-së në Shkodër Romeo Gurakuqi kërkon që menaxhimi i situatës së emergjencës nga koronavirusi në këtë qark të bëhet nga një komisar i pavarur, pasi sipas tij, qeveria është e njëanshme dhe nuk po bën punën e duhur. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Besard Jacaj, ai tha se qeveria ka qenë selektive me ndihmat për Shkodrën.

"Qeveria të largojë personat e deleguar për rendin publik dhe prefekturën dhe të vendosë një komisar të jashtëzakonshëm që do të merret me emergjencën i shoqëruar me një ekip specialistësh që ta trajtojë me korrektese. Ministri duhet të kishte kërkuar falje për trajtimin e rasteve të Shkodrës dhe krizën e fundit, bashkëngjitur të tjerave, që PS dhe ministria ka mbajtur ndaj Shkodrës. Të mbështesë bashkinë e Shkodrës me fonde për shtresat në nevojë dhe dezinfektimin.