Ish-drejtori i Bankers u 'vetëpagua' si konsulent! Zbulohen transaksionet qindra mijëra dollarëshe me nën-kontraktorin e huaj

11 Shtator 2020, 16:22

Ish drejtori i BANKERS, Leonidha Çobo ka përfituar qindra mijë dollarë në dëm të kompanisë naftënxjerrëse, përmes vendimmarrjeve të tij në interes të firmës së huaj, Mab Oil. Nga investigimet  kanë dalë dokumentet të cilat tregojnë shpërblimet  nga italiani Massmiliano Calabro për kontratën e Bankersit përmes “MAB Oil Ltd”.