Ish-efektivja shqiptare kapet me kokainë në Itali, Policia: U largua në 2017-ën pasi nuk u pajis me certifikatë sigurie

1 Shkurt 2020, 19:58 | Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 19:59

Një ish-efektive e policisë shqiptare u arrestua nga autoritetet italiane pasi u kap së bashku me një shqiptar tjetër, me 38 gramë kokainë dhe tashmë ndodhet në masë sigurimi personal "detyrim paraqitje" vendosur nga gjykata.

Filloreta Zanaj 29-vjeçare, sipas një reagimi zyrtar të Policisë së Shtetit shqiptar, nuk është më pjesë e uniformave blu që prej vitit 2017. "Ajo ka qenë efektive në Policinë e Vlorës dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi të drejtën për t'u pajisur me certifikatë sigurie", njofton zyrtarisht policia.

r.k./Shqiptarja.com