“Ishim mirë me demokratët”, telefonuesi nga Kamza: Po më vdesin fëmijët për bukë

1 Maj 2020, 10:37

“Ishim mirë me demokratët”. Kjo është ajo çfarë tha një telefonues nga Kamza në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai duke folur në studio me moderatorin Andi Kapxhiu denoncoi se nga Bashkia e Kamzës që tashmë drejtohet nga socialistët nuk ka marrë asnjë ndihmë duke thënë se fëmijët po i vdesin për bukë. Ndiqeni historinë e familjes së tij.