Ishin shpallur kërkim/ Policia arreston 3 persona

1 Maj 2019, 16:49

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Në pranga kanë rënë:

B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në janar të këtij viti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi.

Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi në Maj të vitit 2018 ka tentuar të vrasë me armë zjarri 25-vjeçarin me iniciale A.B.

E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Krijimi i skemave mashtruese me TVSH".

Policia e Tiranës njofton se materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.